"Ikni nga Rusia!" Thirrja e Ukrainës për qytetarët e saj

Ukraina i ka bërë thirrje qytetarëve të mos vizitojnë Rusinë dhe paralajmëron çdo ukrainas atje të largohet sa më parë.

“Ministria e Jashtme rekomandon qytetarët e Ukrains të shmangin çdo udhëtim në Federatën Ruse dhe ata  që ndodhen në këtë vend të largohen menjëherë nga territori i saj”, thuhet në një deklaratë (në gjuhën ukrainase).

Në të shkruhe se intensifikimi i agresionit rus kundër Ukrainës" do të thotë se ajo nuk do të jetë në gjendje të ofrojë ndihmë konsullore për ukrainasit në Rusi.

Ky veprim mund të prekë disa milionë shtetas ukrainas, të cilët jetojnë në Rusi.