Putin: Rusia e hapur për "dialog të ndershëm"

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se Moska është ende e gatshme të kërkojë "zgjidhje diplomatike" me Perëndimin për Ukrainën, por interesat e Rusisë dhe siguria e qytetarëve janë të panegociuesheme.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Ditën e Mbrojtësit të Atdheut ai këmbënguli se ishjte gjithmonë i hapur për  "dialog të ndershëm."

Ai vlerësoi gjithashtu gatishmërinë për një betejë të forcave të armatosura ruse, duke thënë se ishte i sigurt se ato do të ngriheshin në mbrojtje të interesave kombëtare të vendit. Trupat ruse mbeten afër kufijve të Ukrainës.

Imazhet satelitore të 24 orëve të fundit kanë treguar disa dislokime të reja të trupave dhe pajisjeve në Rusinë perëndimore dhe më shumë se 100 automjete në një fushë ajrore në Bjellorusi afër kufirit të Ukrainës, sipas kompanisë amerikane të teknologjisë hapësinore Maxar, shkruan BBC.