Kriza në Ukrainë, Kievi mobilizon rezervistët | Moska: Ne do t'u japim një përgjigje të fortë dhe të dhimbshme sanksioneve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2022, 17:47
Ndërsa sipas NATO-s, siguria evropiane po përjeton "momentin më të rrezikshëm për brezat, fillimin e pushtimit", Kievi po thërret për të armatosur rezervistët e moshës nga 18 deri në 60 vjeç.
Presidenti amerikan Biden ka njoftuar transferimin e 800 ushtarëve amerikanë nga Italia në vendet baltike.
Ndërkohë Moska i përgjigjet sanksioneve amerikane dhe evropiane: “Përgjigja jonë do të jetë e fortë dhe e dhimbshme”.
Sakaq presidenti ukrainas Zelensky i dërgon një mesazh të qartë Putinit:
“Ne duam të bashkohemi me BE-në dhe NATO-n”.

