Nis hyrja e tankeve dhe ushtarëve rusë në Ukrainën lindore
Forcat ushtarake ruse kanë nisur të hyjnë në rajonin lindor të Ukrainës që tashmë njihet si i pavarur nga Rusia.
CNN shkruan se lajmin e ka bërë me dije kryeministri i Letonisë, Arturs Krisjanis Karins.
“Sipas informacionit që kam në dispozicion, Putini po lëviz forca dhe tanke shtesë në territoret e pushtuara të Donbasit Sipas çdo përkufizimi, ky është një kalim i një territori sovran në një vend fqinj.”
Lëvizjet vijnë pasi SHBA-ja ka lëshuar një paralajmërim të ri për qeverinë ukrainase për një pushtim të plotë rus të afërt.
SDy burime të tjera të njohura me inteligjencën amerikane konfirmuan për CNN se trupa shtesë ruse në fakt kanë kaluar kufirin në rajonin e Donbasit që kur presidenti rus Vladimir Putin njohu dy rajonet dhe lëshoi një urdhër për vendosjen e “paqeruajtësve” në Donbas të martën.
Sipas një zyrtari të lartë të inteligjencës amerikane rusia ka dislokuar në këtë territor dy batalione me nga rreth 800 ushtarë secila, krahas tankeve.

