“Pse nuk u konsultuat për incinerimin?” Rama: Tarifa jonë 29 euro, as 37 euro nuk është abuzive
Gjatë dëshmisë në komisionin hetimor të incineratorëve kryeministri Edi Rama u pyet pse nuk ka kontaktuar me vende dhe kompani për incinerimin.
Rama u përgjigj se ai është një njeri që ka bërë dhe do bëjë sa gjithçka që të sjellë sa më shumë njerëz, apo investitorë apo projektues në vendin tonë.
Ai theksoi se tarifa për trajtimin e mbetjeve në Tiranë është 29 euro dhe shtoi se edhe tarifa 37 euro e vendosur nga Bashkia e Tiranës e mëparshmja, nuk është abuziv.
Bushati: Në 2014 incinerimi ishte risi për kontekstin shqiptar, ju keni dhënë prova që keni bërë edhe udhëtime, ke shkuar në Itali, Holandë për të sjelle risi në Shqipëri. Si ka mundësi që ky proces kaq me rëndësi, si ka mundësi që nuk ndërmorët asnjë udhëtim ku incinerimi ka historik dhe të kontaktonit me kompani me eksperiencë që mund të vinte në Shqipëri?
Rama: Unë nuk ka shkuar në Dubai për të gjetur Omar Grupin. Me përfaqësuesin e Omar Group jam prezantuar nga princi i kurorës së Emirateve. I gjithë projekti i Portit të Durrësit është angazhim i cili pa urdhrin e princit të kurorës nuk do të ndodhte. Ka qenë një proces prej disa vitesh sepse kurora e Emirateve kishte një hatër mbetje të pashprehur për mënyrën se si ndodhi me aeroportin. Ai ka fituar konkursin për Xhaminë e Tiranës dhe u bë i famshëm, por e kam njohur aty. Pra është e vërtetë që unë kam dhe do bëj sa të jem gjithçka që të sjell sa më shumë njerëz, apo investitorë apo projektues.
Ne kemi vënë tarifë 29 euro. Unë mendoj se tarifa 37 euro e vendosur nga Bashkia e Tiranës e mëparshmja, nuk është abuzive. Franca e ka 152 euro, tani si t'i thuash kompanisë franceze hajde investo në Shqipëri? Unë kam qenë skeptik që kjo do ndodhte, po duke qenë se ishte një proces i domosdoshëm dhe bindja e të tjerëve ishte që mund të bëhet, shumë mirë le të bëhet. Me gjasën që ka pasur veprime korruptive, që unë as i mohoj as i pohoj, kjo është gjëja e duhur për t'u bërë duke pas parasysh impaktin në komunitete. Në aspektin investim, çmim, përfitim për të mirën publike, ne kemi bërë gjënë e duhur dhe që realisht është e kotë ta diskutojmë që është një çmim shumë i arsyeshëm për një Bashki si Tirana duke pasur parasysh Durrësin dhe Shijakun.
Bushati: Pse nuk u bë me konkurrim që të vinin kompani me çmime më të arsyeshme?
Rama: Këto sesi bëhen me tender, menjë procedurë apo procedurë tjetër, nuk jam unë që i vendos. Puna si do bëhet është e gjithë asaj skuadre. Unë them dua të bëjmë një Shqipëri pa plehra. E thoni ju që është bërë pa garë. Është bërë me një formulë të bazuar në ligj.

