Rama pyetet për 430 mln eurot. Dokumentet e KLSh zbulojnë skemën e milionave për incineratorët

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar të pavërtetë shifrën 430 mln euro të dalë nga kryetarja e komisionit hetimor Jorida Tabaku

“Kur dëgjova 430, thashë këta të grupit të strukturuar kriminal ku I kanë çuar lekët përse nuk mi dhanë mua” tha me ironi Rama.

Madje ai shprehet dhe kundër shifrës 120 milionë euro të dalë nga buxheti i shtetit. Sipas tij e vërteta është ndryshe

Edi Rama: “Deri në vitit 2047 shkojnë 360. Çfarë janë këto? Këto janë pagesat për grumbullimin dhe trajtimin e plehrave. Natyrisht paguhesh për grumbullimin e trajtimin e plehrave”

Përmes debateve dhe replikave, kryeministri theksoi se shuma që do të paguhet për 30 vite është për trajtimin e mbetjeve

Edi Rama:Patjetër. Është financim i bashkisë, i bashkive dhe i buxhetit të shtetit por nuk është për kompaninë por për shërbimin”

Por si është e vërteta e kësaj situate. Sipas dokumenteve të paraqitura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit bashkia e Tiranës ka dalë garant se i përballon të gjitha shpenzimet. Madje ministrja e Mjedisit deklaron se nuk do të ketë rëndesë në buxhetin e shtetit

Sipas dokumenteve të paraqitura nga KLSH bashkia e Tiranës ka dalë garant se i përballon të gjitha shpenzimet. Madje ministria e Mjedisit deklaroi se nuk do të ketë rëndesë në buxhetin  shtetit.

Sipas dokumenteve efekti i parë nisi që me shpronësimet, kur nga buxheti i shtetit u dhanë 200 mjë euro për të bërë shpronësimet në koncesionarin e Tiranës, e për këtë u përdor fondi rezervë i shtetit

Më tej qeveria ka miratuar vit pas viti fond të posaçëm për bashkinë e Tiranës për të përballuar kostot e dorëzimit të mbetjeve në landfill. Por ajo çfarë vihet re është se nuk është qeveria që paguan koncesionarin, por është bashkia që paguan për çdo ton të depozituar.

Në fakt Veliaj u akuzua se ka paguar miliona euro ende pa nisur puna në landfill, fonde që duket se kanë shërbyer për të shëndoshur financat e kompanisë. Madje KLSH shkon më tej kur deklaron se marzhi i fitimit për njësi nuk është 2.5 euro por mbi 14 euro, kjo për shkak se kostot janë fryrë.