A mund të blihet një shok? “Djali miliarder”, premiera më e fundit në Teatrin Kombëtar të Kukullave
“Djali miliarder” është premiera më e fundit në Teatrin Kombëtar të Kukullave, një shfaqje kjo bazuar në librin me të njëjtin titull të autorit David Uilliams. Historia e djaloshit Xho, mes përpjekjesh për të “blerë” një shok me 1 miliard stërlina në xhep, solli ngjyra dhe muzikë e mbi të gjitha një mesazh të rëndësishëm për ta.
Teatri kombëtar i kukullave hapi dyert për vogëlushët me premierën më të re “Djali Miliarder”.
Bazuar në librin me të njëjtin titull të autorit David Uilliams, regjisorja Ina Morinaj, u shpreh mjaft entuziaste për realizimin e kësaj shfaqje, e cila përfshiu në të qeshura fëmijë e të rritur.
"E gjitha kjo atmosfera globale e të ndjerit ndonjëherë i përjashtuar, i të ndjerit ndonjëherë sikur nuk je si gjithë të tjerët dhe mendova pse jo është momenti i duhur që të vihej në Tetarët kjo tematikë dhe të jepej ky mesazh që pavarësisht të gjithave ajo çka ka rëndësi është familja, njeriu dhe dashuria," tha Morinaj.
Aktori Elidon Alika, tregoi emocionet e të performuarit përpara fëmijëve dhe vështirësitë për ta përcjellë në mënyrë sa më të thjeshtë mesazhin për ta.
"Ne gjithmonë jemi me emocione para se të fillojë një premierë. Këto janë kriteret kur ne në Teatër kur vijnë tekstet apo veprat që të ketë pak nga të gjitha që dhe fëmija ta kuptojë shumë mirë," tha Alika.
Historia e djaloshit Xho, mes përpjekjesh për të “blerë” një shok me 1 miliard stërlina në xhep, solli ngjyra dhe muzikë e mbi të gjitha një mesazh të rëndësishëm për ta.

