“Të zhveshur por bashkë” familja Bombaj ngjitet në skenë e flet shqip

“Ky vend është bërë, por duhemi ne për ta mbrojtur nga zhbërja” me këtë mesazh  ngjitet në skenën e teatrit eksperimental familja Bombaj me shfaqen “Të zhveshur por Bashkë”.

Në këtë shfaqe nuk mungon  stand up comedi, por edhe i foluri në publik, megjithatë, e vecanta e saj është pjesmarrja e familjes.

Interesi i publikut shtohem më shumë kur në skenë shikon të gjithë anëtarët e një familje duke u shprehur pa komplekese e duke treguar të gjitha problemet e familjeve shqiptare.

Edhe prania e qenit në shfaqje përcjell një tjetër mesazh të rëndësishëm.

Për drejtorin e teatrit Eksperimental Altin Basha, ndër të vecantat e kësaj shfaqe është vepra shqip, për të cilat thotë duhet të shtohen. 

"Teatri padyshim në çdo mënyrë I flet publikut por kur flitet shqip impakti është më i rëndësishëm”

“Të zhveshur por bashkë” do të jetë në skenë deri në datëtn 13 shkurt e më pas do të rikthehet në datat 17, 19 dhe 20 shkurt.

Synim për autorin është edhe një turne në të gjithë Shqipërinë, por edhe përtej saj.