Kërkimi shkencor po braktiset, fizikantet: Nuk mbështetet me fonde, prishen pajisjet dhe s'kemi lekë ti rregullojmë
Gjysmë shekulli jetë mes auditoreve e kontributit në shkencë.
"Akoma jam në auditore dhe shpresoj të jem sa më shumë."
Për Antoneta Dedën ky rrugëtim nuk ka qenë i lehtë.
"E kam zgjidhur me prindërit, më ndihmonin me fëmijët."
11 shkurti shenjon Ditën Ndrëkombëtare të Grave e Vajzave në Shkencë.
Shenjat e Horoskopit që do të shkëlqejnë në dashuri gjatë fundjavës
11 Shkurt, 16:15
Për fizikanten shqiptare kjo datë është e rëndësishme për të inkurajuar të rejat t`i afrohen kësaj fushe.
"Prandaj bëhet një ditë e grave në shkencë, gratë duhen inkurajuar. I kemi shumë të mirë studentët, puna është ti motivojmë."
Për astrofizikanten Mimoza Hafizi ky sektor është njëlloj e vështirë për të dyja gjinitë, por gratë e vajzat kanë nevojë për më tepër mbështetje.
"Të gjithë ata njerëz që merren me shkencë duhet të flasin dhe duhet të dinë të tërheqin dhe të tjerët pas vetes."
Të dyja fizikantet ngrejnë shqetësimin se kërkimi shkencor në Shqipëri nuk mbështetet me fonde.
Shkenca, thotë Mimoza Hafizi, me zor ia del të mbijetojë.
"Edhe shkenca është një mrekulli por që shkatërrohet nëse nuk mbështetet nga politikat, nga shoqëria. Aktualisht shkenca në Shqipëri është në kushte mbijetese, jeton me minimumin e minimumit të vet. Politikës nuk i intereson shkenca."
"Bëjmë projekte, edhe marrim dhe nuk marrim. Prishet ndonjë gjë dhe nuk gjejmë lekë që ta riparopjmë. Shqipëria i ka këto probleme."
Për doktoren e shkencave, Anita Berberi, punësimi i grave e vajzave mbetet ende problem.
"Gratë programiste nuk janë dhe shumë të dashura nga punëdhënësit, ndoshta kjo ka të bëjë me gjithë mentalitetin e shoqërisë sonë. Personalisht them se do të kemi vërtetë barazi gjinore në momnentin kur nuk do të kemi nevojë për të festuar ditë ndërkombëtare për gratë në çfarëdo lloj fushe."
Për të vënë theksin mbi rëndësinë e barazisë gjinore Kombet e Bashkuara në 22 dhjetor 2015 vendosën të njohin 11 shkurtin si Dita Ndërkombëtare e Grave dhe vajzave në Shkencë.

