Ndahet nga jeta shkrimtari Bardhyl Londo, vuante nga një sëmundje e rëndë
Është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, shkrimtari Bardhyl Londo.
Londo prej disa muajsh ishte i shtruar në spitalin Onkologjik në QSUT, ku po merrte trajtim për sëmundjen me të cilën po luftonte prej kohësh. Situata e tij shëndetësore u rëndua në 10 ditët e fundit në të cilat është mbajtur në reanimacion.
Lajmin e kanë bërë të ditur akademiku Vasil Tole. “Zemra e mikut dhe shkrimtarit të shquar Bardhyl Londo sapo ndali. Një kaba përmetare po vajton për të”, shkruan Tole.
Ndërsa Akademia e Shkencave të Shqipërisë thekson se “ndarja e poetit Bardhyl Londo nga jeta është një humbje e madhe për bashkësinë e shkrimtarëve dhe artistëve, botën akademike, për familjen dhe te afërmit”.
Mesazhe ngushëllimi u përcollën edhe nga politikanët shqiptarë.
Bardhyl Londo Lindi në Përmet në vitin 1948, ai studiui në universitetin e Tiranës për Gjuhë dhe Letërsi. Pas përfundimit të studimeve ai punoi i mësues në Përmet, dhe më pas për gazetën letrare “Drita”.
Krijmtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane. Është fitues i çmimit “Migjeni”. Për disa kohë Londo ka qënë kryetar i “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve”.
Në vitin 1981 ai boton librin “Hapa në rrugë”, ndërsa tre vjet më vonë, “Emrin e ka dashuri”. Londo është autor i shumë vargjeve për dashurinë në letërsinë shqipe.
Bardhyl Londo ka qenë edhe deputet në parlamentin e shqpërisë nën logon e Partisë Demokratike

