Kruja me sallë koncertesh, Austria dhe Zvicra rikthejnë aktivitetet kulturore pas 20 viteve mungesë
Kruja do të ketë një sallë të re dhe moderne për aktivitete kulturore dhe artistike. Salla e cila do të mbajë emrin e tenorit Ramiz Kovaçi, ka kushtuar 260 milionë lekë të vjetra të investuara nga qeveria zvicerane dhe Austriake, duke u ofruar kushte më të mira për artistët.
Në Krujë u inaugurua Salla e Koncerteve "Ramiz Kovaçi" në Pallatin e Kulturës "Ibrahim Berdaku"!
Salla tashmë e gjitha e rindërtuar, do mbajë emrin e tenorit virtuoz të ndjerit Ramiz Kovaçi, një artist qyteti i cili me talentin e tij arriti majat duke prekur skenat më të mira kombëtare dhe botërore.
Salla e re e koncerteve u bë e mundur me mbështetjen financiare të partnereve ndërkombëtarë si Qeveria austriake dhe zvicerane nëpërmjet një programi ku Bashkia Kruje u zgjodh fituese.
Kostoja e investimit ishte 260 milionë lekë të vjetra edhe me financimin e bashkisë Krujë. Salla e re ka një kapacitet prej 288 ulëse në 19 rreshta të vendosur dhe një skenë të madhe me kushte bashkëkohore që artistet të japin më të mirën e tyre.
"Kruja pas 20 vitesh, pasi u dogj kinemaja dikur, sonte ka një sallë, një shtëpi për të gjithë artistët."
Ceremonia inauguruese u zhvillua në formën e një koncerti artistik ku performojnë Ansambli i Shteti, Kastriot Tusha dhe artistë të njohur të skenës.
"Është kënaqësi dhe e theksoj e madhe që u bë e mundur kjo sallë në të cilën do kenë shansin të zhvillojnë aktivitete artistike dhe kulturore fëmijët nga moshat më të vogla."
Kruja kishte një mungesë prej 20 vitesh të një salle koncertesh ndaj ky event bëri bashkë artistë, qytetarë, intelektualë për të inauguruar sallën e përfunduar, pas një mungese tepër të madhe për publikun artdashës krutan.
