“Pritet konflikt” Demiraj: 2 muajt e fundit Kina ka grumbulluar 65% të rezerva ushqimore botërore
Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, Dritan Demiraj, kolonel u shpreh se vetëm 2 muajt e fundit kina ka grumbulluar rreth 65% të rezerva ushqimore botërore.
Sipas tij, një gjë të tillë po e bën edhe Serbia, duke theksuar se një gjë e tillë analizohet se pritet që të ndodhë një konflikt i mundshëm.
Demiraj: Për mua nuk është vetëm Bosnja dhe Serbia. Nëse i analizojmë ngjarjet e 2 muajve të fundit, do ta vendosja hapësirën pak më larg se sa Rusia, por do të shkoja në kinë. Vetëm 2 muajt e fundit kina ka grumbulluar rreth 65% të rezerva ushqimore botërore.
Kjo të thotë se në vitin e ardhshëm do të kemi një konflikt ushtarak jo të vogël. Nga ana tjetër kemi Serbinë që po bën të njëjtën gjë, që po grumbull rezerva ushqimore, pse po furnizohet Serbia me ushqime me armë? Kemi Putinin që po merr një qasje agresive që po qartësohet dhe po realizohet.

