Sejfovic: Zyrtarisht është thyer ligji ndërkombëtar dhe Rusia ka pushtuar një vend sovran

Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, Semir Sejfovic, gazetar TRT në Ukrainë u shpreh se situata në Ukrainë është komplekse pasi Putini tha se Rusia njeh dy krahinat e shpallura si të pavarura.

Sipas tij, zyrtarisht është thyer ligji ndërkombëtar dhe Rusia ka pushtuar një vend sovran, dhe se Rusia po ushtron presion në Ukrainë përmes ushtrisë.

Sejfovic: Situata në Ukrainë është komplekse pasi Putini tha se Rusia njeh dy krahinat e shpallura si të pavarura dhe më pas se si forcat ruse u futen në rajoni ne Donbashit që u mor nga separatistët rusë. Zyrtarisht është thyer ligji ndërkombëtar dhe Rusia ka pushtuar një vend sovran.

Ne po e shohim se si Rusia po ushtron presion në Ukrainë përmes ushtrisë, por edhe mbi NATO-n dhe aleatët perëndimorë. Kemi parë shumë sulme të rreme nga separatistët rusë. Rusia kishte një problem me Ukrainën që donte të bashkohej me NATO-n dhe më pas situata përshkallëzoi dhe Putini deklaroi se rusët do të largoheshin nga kufiri gjë e cila nuk ndodhi.