Ekskluzive/ Deivid Mano dhe sherri me Bora Zemanin: Olsa Muhameti më premtoi shumë, por më preu në besë!
Trekëndëshi Bora-Arjan-Olsa ka ngjallur shumë diskutime në rrjetet sociale, ku shumë konkurrentë pasi kanë dalë nga programi kanë shprehur pakënaqësitë e tyre. Rasti më i fundit është ai i Deivid Mano, një ish-konkurrent i Për’puthen tashmë, i cili në D-Night dha komentin e tij për produksionin dhe premtimet e mëdha që iu dhanë në fillim, por që në fund nuk dolën ashtu siç u thanë.
Deivid në një intervistë ekskluzive për D-Night i tha të gjitha këto pakënaqësi, por edhe respektin që gëzonte për dy prej tyre.
Shabani: Po për Borën, Arjanin dhe Olsën, çfarë komenti ke? Dhe mos pi më verë se pastaj do më thuash ia lashë verës së isha i dehur
Mano: Mos e vrit mendjen se e mbaj alkoolin dhe jam shumë i qetë. Atëherë për Bora Zemanin di të them që është moderatore e mirë di të moderojë shumë bukur dhe është një vajzë simpatike. Unë me Borën kam patur një sherr ndër audicionet finale para se të fillonte Për’puthen kemi patur disa përplasje, por që më vonë gjërat mendoj se shkuan mirë dhe Bora më njeh shumë mirë jashtë emisionit dhe e di se kush është Deivid sepse kemi rastisur në disa gjëra bashkë.
Për Arjan Konomin është njeri shumë i mirë, opinionisti më i mirë në Shqipëri mund t’a them me plot gojën, një njeri me zemër të madhe megjithëse jam mërzitur pak se kur dola nga emisioni më ka hequr nga Instagrami. Me Arjanin kemi pasur disa gjëra jashtë, më ka ndihmuar dhe e kam ndihmuar dhe me të vërtetë që nuk e prisja.
Ndërsa për Olsën bëhet mos ta them fare? Nuk kam mendim të mirë fare domethënë. Prisja më shumë nga ajo me premtimet që më bëri para se të futesha në program dhe gjatë kohës së programit.
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:
