“Më burgosën vëllanë” Sinan Vllasaliu zbulon për herë të parë tmerrin që përjetoi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2022, 17:45
I ftuar së fundmi në emisionin 'Glamour Zone' në TV ORA, pas një mungese 8-vjeçare në ekranet shqiptare, Sinan Vllasaliu, rrëfeu për herë të parë janë nga momentet më të vështira të jetës së tij, kur i burgosën vëllanë.
Ester Bylyku: Më trego një rast, që ti ke dal përpara publikut si të mos ketë ndodhur asgjë, por emocionalisht ke qenë shumë keq.
Sinan Vllasaliu: Po, kur kanë dënuar vëllanë tim përpara luftës, mua më duhej të këndoja atë natë.
Ester Bylyku: Pra, e futën në burg?
Sinan Vllasaliu: Po. Unë duhej të këndoja me doemos sepse kisha firmosur kontratë në një nga objektet në Prishtinë. Nuk e di me çfarë fuqie kam dal. Edhe sot nuk e kuptoj.
