"Kontrollo veten çfarë flet", Don Xhon 'reagon keq' pas ofendimeve të Sinan Vllasaliut, fansat e konsiderojnë kërcënim
Pas intervistës së dhënë disa ditë mëparë në emisionin e moderatores Ester Bylyku, 'Glamour Zone' në TV ORA, këngëtari i mirënjohur Sinan Vllasaliu përmendi disa nga artistët e rinj si Don Xhon, Mozzik dhe Butrint Imeri.
I pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, se çfarë mendon për këngët e tyre, Sinani i cilësoi si 'turp të botës' dhe jo vetëm.Fillimisht ka qenë Mozzik i cili reagoi për intervistën në 'Glamour Zone', duke i premtuar Sinanit që nëse do ta bekonte Zoti me djalë, Vllasaliu do të ishte këngëtari në synetin e tij.
E së fundmi, me anë të një video live në Instagram ka reaguar Don Xhon. Madje një deklaratë e tillë, e cila po bën xhiron e Tik Tok, është konsideruar nga fansat si kërcënim i hapur i Don Xhon, ndaj Sinan Vllasaliut.
'Për Sinanin, kam patur respekt. Ai filloi të ofendojë, s'ka çfarë thotë ai për suksesin tim, se janë gjëra që shihen. Zotit Sinan i them: Kujdes me hundën, se ti e mbyt hundën, zotni! Kontrollo veten, dhe shiko çfarë po flet, se nuk bën me fol gjëra pa lidhje, i nderuar koleg. Se i ke disa vite, dhe duhet të bëhesh gjysh, duhet t`i gëzosh nipat, e ti flasësh për histori e për muzikë. E jo të fillosh të filozofosh'- thotë Don Xhon.