Ekskluzive/ Skenari “Përmendi videon, zihu dhe dil nga studio”, Deivid Mano demaskon Për’puthen
Deivid Mano një djalë karizmatik ku me sensin e humorit dhe çiltërsinë e tij bëri për vete të gjithë publikun. U fut në një program dashurie për të njohur një vajzë, por gjërat nuk shkuan ashtu siç e kishte parashikuar.
Në një intervistë ekskluzive për D-Night, ai zbuloi se brenda në program trysnia e ushtruar të bënte shumë dëm psikologjik. Ndër të tjera, ndoshta si asnjë personazh tjetër zbuloi skenarët që bëhen aty brenda vetëm për klikime. Lind pyetja sa i vërtetë është Për’puthen? Këtë e zbulojmë së bashku.
Shabani: Deivid si je tani pas Për’puthen?
Mano: Jam shumë i qetë dhe mendoj se duhet të isha larguar më përpara. Mirë jam mendërisht e fizikisht, të gjitha në rregull.
Shabani: Pse kur ishe brenda në Për’puthen nuk ishe mirë mendërisht?
Mano: Jo nuk isha edhe aq i qetë sepse ka shumë persona aty brenda dhe ka shumë situata e intriga, shumë pabesi le të themi, pra nuk është një format që ti mund të jesh i qetë mendërisht.
Shabani: Sa mendon se i dhe ti atij programi?
Mano: Nga vetja ime ose nga ajo që unë mendoj 10% të vetes time. Unë isha, por jo Deivi që doja të njihnin njerëzit. Aty duhet të të jepet mundësia që të tregosh se nuk mund të japësh se dua unë, më kupton? Duhet të dalësh në takime, të të njohë publiku dhe njerëzit në studio, pavarësisht se ne kishim shumë muhabet në backstage, por që në publik njerëzit mua më nuk kanë arritur të më njohin fare.
Shabani: Si kanë funksionuar skenaret e Për’puthen tek ti?
Mano: Tek unë nuk pasur dhe nuk më kanë dhënë personalisht skenare, se përgjithësisht skenaret ua japin gocave dhe jo çunave. Po them një rast, atë të Fjorit që e përjashtuan ditën e shtune dhe unë e kam dhënë lajmin që ditën e enjte se produksioni po i bën puçin asaj për ta nxjerrë nga emisioni. Produksioni u kap me një video të Fjorit, e cila ka rreth 1 muaj e gjysmë që ka dalë dhe i thonë një djali në emision që të përmendte pjesën e videos dhe atë djalë unë e kisha ngjitur. Dhe e gjitha kjo filloi të bëhej sherr pas sherri, pra një justifikim për ta nxjerrë jashtë. E gjitha kjo ishte e menduar dhe një nga gazetaret atje i thotë djalit në fjalë që ta përmendte këtë pjesë, të zihej dhe të dilte nga studio.
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:
