I njohur në Angli, balerini shqiptar Xholind Muçi rrëfen si la karatenë për baletin
I ftuar në emisionin “Jeto me orën”në një lidhje “Skype” balerini shqiptar Xholind Muçi na tregoi se pasionin për baletin e ka pasur që në vegjëli duke u regjistruar në një kurs kërcimi. Shtysa e tij më e madhe ka qenë familja dhe miqtë e tij më të mirë.
Ai tashmë jeton në Angli.
Më vitin 2017 një profesor kërcimi që e pa duke kërcyer i bëri një ofertë për të shkuar në Angli.
Pasi e pa edhe bordi i shkollës në performancën e tij, u bënë shkak që ai ta fitonte bursën.
Në Angli ai ishte përballur me një frymë tjetër sepse ishte një vend shumë i madh me njerëz të ndryshëm. Sfidat e tij ishin shumë të vështira edhe pse se ka pasur të vështirë që të krijojë shoqëri të re. Vështirësia më e madhe ka qenë pjesa që ai ishte larg familjes.
Sekreti si ta përgatisim siç duhet çajin
21 Shkurt, 19:43
Ai i vendosi qëllim vetes që të ishte i suksesshëm duke punuar fort për të shpërblyer veten dhe familjen e tij. Aktualisht ai është pjesë e tre kompanive të ndryshme duke punuar kështu pothuajse gjithë ditën.
Kënaqësia e tij më e madhe është kur shikon që shumë njerëz frymëzohen dhe i shijojnë performancat e tij. Ai u shpreh se”Emocioni im më i madh është performanca në skenën shqiptare kur të pranishëm janë dhe familjarë të tij”.
Duke parë të tjerët që e pëlqejnë artin e tij ai frymëzohet dhe më shumë që të ecë përpara. Ai tregoi që punon fort për të arritur atë që ai do. Së shpejti do jetë pjesë e një skene shumë të madhe, duke punuar kështu me balerinë shumë të suksesshëm në Angli.
Ai u shpreh se dhurata që i ka dhënë Londra është profesioni që ai e do aq shumë. E vetmja gjë që e sjell Xholindin më Shqipëri është familja.

