Luiza Gega: Sportit ia kam dedikuar jetën time edhe pse do një vullnet të forcuar

Luiza Gega është një nga ata vajza që të vrapuarit nuk e ka thjesht një profesion, por një mënyrë të jetuarit. Të gjithë e njohim atë si atletja e cila çdo vit korr suksese kombëtare dhe ndërkombëtare duke na bërë kështu të ndihemi krenarë.

Në dukje me një trup të vogël, por është padyshim sportistja e medaljeve të arta që kërkon vetëm të thyejë rekorde.

Shabani: Luiza mirëmbrëma, më vjen mirë që je bërë kaq e bukur te emisioni im

Gega: Faleminderit! Unë kisha pak kohë që të merresha me veten time duke qenë se është edhe një orë e vonë

Shabani: Si të ka gjetur ky 2022?

Gega: Është afër sezonit të aktiviteteve që unë kam dhe shumë e ngjeshur më stërvitje, grumbullime jashtë vendit, pra unë ia kam dedikuar jetën time kësaj që bëj dhe mundohem ta bëj sa më mirë që të kem mundësi dhe i kushtoj një përqindje shumë të madhe të kohës time, mos të them të gjithë kohën që unë kam.

Shabani: Si është një ditë e jotja Luiza Gega?

Gega: Zgjohem në mëngjes dhe duhet të ha ushqimin dy orë para stërvitjes më pas në stërvitje dhe tani që është pak më ftohtë mundohem ta bëj rreth orës 11 seancën e parë, pasi aktivitetin e ushtroj në natyrë dhe t’i përshtatem natyrës.

Duhet të fle gjumë mjaftueshëm sepse më pret dita tjetër, pra është një rutinë e përditshme që të them të drejtën ndonjëherë do dhe një vullnet të forcuar. Ka edhe nga ato ditë që them o Zot sot sikur të mos kisha stërvitje dhe ia kërkoj ndonjëherë trajnerit, por e di që më çon një javë mbrapa nëse unë lë një ditë stërvitjen.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë, klikoni në linkun më poshtë: