Luiza Gega: "Për fat të keq” jam e vetmja sportiste shqiptare e kualifikuar që do përfaqësoj Shqipërinë në Beograd

Luiza Gega është ndër ata sportiste që me pjesëmarrjen e saj di gjithmonë sit ë shkëlqejë në arenën ndërkombëtare, duke korrur fitore të njëpasnjëshme e duke na bërë krenarë të gjithëve. Suksesi më i fundit i atletes tonë kuqezi ishte ai në “Meeting de Miramas” në Francë.

Ajo arriti të ndalte kronometrin në kohën 8:50.08 në garën e 3000 metrave në salla të mbyllura, rezultat që në Miramas është një rekord në Miramas.

Gega: Gara shkoi shumë mirë dhe ishin gara kualifikuese për kampionatin botëror që do të zhvillohet në mes të Marsit dhe unë do të marr pjesë në Beograd. Unë tashmë jam e kualifikuar dhe le të themi “për fat të keq” jam e vetmja sportiste shqiptare e kualifikuar në këtë aktivitet deri në këto momente, pra do të përfaqësoj Shqipërinë atje, pikërisht në garën e 3000 metrave. Ishte një garë taktike më shumë për kualifikim dhe le të themi se performacën më të mirë do të mundohem ta sjell në kampionatin botëror.

D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00

Për më shumë, klikoni në linkun më poshtë: