"Diellin ja bëjmë vetë vetes", Shabani: Nëse do gjykohem një ditë nga populli s'do më vijë keq, kam parë shumë gjëra
Dajana Shabani është një nga ata personazhe të ekranit ku çiltërsinë dhe bukurinë shpirtërore e shpreh në çdo moment dhe me çdo person. Pavarësisht se të gjithë në jetën tonë kemi ditë gri dhe shpesh momente jo të bukura në jetën tonë, e mira është që ditën t’ia zbukurojmë vetë vetes.
Këtë mendim ndan edhe vetë Dajana, e cila jetën e saj ka vendosur ta shikojë gjithmonë me diell sado vështirësi të ketë para vetes.
Shabani: Sot një e hënë dhe na mbyti shiu edhe pse shiun e dua shumë. Kjo ka qenë arsyeja se përse më ka pëlqyer të jetoj në Londër ose në Angli sepse mua koha gri nuk më jep një gjendje të keqe. Ka njerëz të cilët me kohën gri nuk bashkëjetojnë dot, por unë mendoj që diellin ia bëjmë vetë vetes. Ne gjejmë plot e përplot mënyra për ta zbukuruar ditën tonë dhe unë nuk resht së zbukuruari ditën, kjo është pak por e sigurt, uroj ta bëni edhe ju. Të jemi mirë me shëndet njëherë dhe trutë e kokës në vend se ka shumë rëndësi se çfarë nuk po shohim e po dëgjojmë dhe në fakt mjaftoni të hyni në TikTok për të parë nivelin e inteligjencës që kemi dhe nëse një ditë do të gjykohem nga popull nuk do të më vijë fare keq pasi kam parë shumë gjëra.
D-Night një program nga Dajana Shabani live në Rtv Ora nga e hëna në të enjte 23:00-00:00
Për më shumë, klikoni në linkun më poshtë: