“Robert Berisha nuk ma tha ne sy” Sinan Vllasaliu rrëfen mosmarrëveshjen me këngëtarin

Ka kaluar një kohë e gjatë që nga periudha kur Sinan Vllasaliu dhe Robert Berisha punonin së bashku. Më pas marrëdhëniet e tyre u ndërprenë, sepse Roberti nuk ishte i kënaqur nga pagesa.

Pas 5 vitesh, ka reaguar për herë të parë Sinan Vllasaliu. I ftuar në emisionin 'Glamour Zone' në TV ORA, ai tha për moderatoren Ester Bylyku, se problemin e pagesës Robert Berisha nuk ia ka thënë asnjëherë në sy.

Ester Bylyku: Ju keni punuar së bashku. Roberti, ka thënë që nuk ka folur keq për ty, por doli i pakënaqur nga pagesa. Ta ka thënë këtë ndonjëherë në sy?

Sinan Vllasaliu: Jo, asnjëherë

Ester Bylyku: E ka thënë vetëm në intervista?

Sinan Vllasaliu: Po, vetëm në intervista. 

Më tej Sinani shtoi se ai dhe Roberti e respektojnë njëri tjetrin, por nuk ruajnë raporte miqësore.