'Ky është turp i botës' Sinan Vllasaliu i kthehet keq Mozzik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shkurt 2022, 17:39
Duket se këngëtari i mirënjohur nuk është fans i artistëve të rinj, përfshirë Don Xhon për të cilin tha në emisionin 'Glamour Zone' nga Ester Bylyku, se këndon siç flet, duke vijuar më pas me Butrint Imerin këngët e të cilit i cilësoi si 'tanga-manga', e tashmë është radha e Mozzik të cilin e vlerësoi me notën zero.
Pasi dëgjoi këngën 'Shko' të Mozzik, Sinan Vllasaliu tha: 'Çfarë do ky? A është normal ky? Çfarë janë këto fjalë? Ky është turp i botës. E vlerësoj me notën zero. Me ato që fjalë që dëgjova, zero.'
