Jeni kuriozë? Ja si do të ishte martesa e Redon Makashit dhe Renada Cacit

Aktorja e humorit Renada Caci dhe kantautori Redon Makashi i dhuruan të qeshura Why?Not teksa luanin lojën e çiftit.

Por si do të ishte martesa e tyre?

Caci: Çfarë ore do ta kemi zgjimin? Do të të gudulisin apo zgjohesh vetë? Ke orë biologjike apo me alarm?

Makashi: Do t'i themi të gjitha para kamerave? Zgjimi do ishte pak i rrëmujshëm...

Roza Lati: A jeni e gatshme e dashur që të përballoni rrëmujat?

Caci: Varet për çfarë rrëmuje bëhet fjalë.

Makashi: Për atë që të shkon mendja (qesh).

Caci: Përpara kafes dua vezën dhe mëngjesin dua të ma shërbesh në shtrat.(qesh)