Frikë për përshkallëzimin e tensioneve, Hungaria do të vendosë trupa në kufirin me Ukrainën

Hungaria do të vendosë trupa përgjatë kufirit të saj me Ukrainën mes frikës nëse kriza me Rusinë përshkallëzohet.

BBC raporton se vendet në Evropën Lindore po bëjnë përgatitje që të presin njerëz që ikin nga Ukraina.

“Forcat e armatosura të Hungarisë do të kryejnë detyra humanitare si dhe do të mbyllin kufirin e Ukrainës me Hungarinë për të siguruar që asnjë grup i armatosur nuk mund të hyjë në territor", tha ministri i Mbrojtjes Tibor Benko.

Ndërkohë ministri i mbrojtjes dhe se Hungaria po përgatitet për të mbajtur rreth 500,000 refugjatë.

“Siguria e Hungarisë është më e rëndësishmja, ne po përforcojmë kufirin Ukrainë-Hungari. Ka disa vlerësime, por ne mund të pranojmë mbi 500,000 refugjatë, ky është numri për të cilin ne kemi përgatitur,"-tha ai.