Doli gjallë pas 3 ditëve, flet shoferi i tragetit që shpërtheu në flakë: Isha në gjumë, u zgjova nga zhurmat, u futa në kabinë
Shoferi i cili doli i gjallë nga tageti i linjës Greqi- Itali, që u përfshi nga flakët pak ditë më parë ka dhënë një deklaratë për mediat.
Sipas mediave greke, shoferi është shprehur se në momentin që kanë rënë zjarri ishte në gjumë. Ai tha se është zgjuar nga nxehtësia, dhe për këtë arsye është futur në kabinën e kamionit pasi nuk dinte se si të dilte. Ai tha se nuk ishte në dijeni për asgjë në lidhje me atë që po ndodhte jashtë.
“Kur u zgjova kuptova se kishte rënë zjarr. U përpoqa të gjej një rrugë shpëtimi por nuk munda. Ishte shumë nxehtë për shkak të flakëve dhe vendosa të qëndroj në kabinën e kamionit. Vazhdova të dëgjoja zhurma por nuk mund ta dija se nga vinin.
Dola në ditën e tretë kur kuptova se temperatura kishte rënë dhe për t’u siguruar kapa çarçafët. Duke ecur nuk mund të dalloja asgjë derisa më në fund pashë një tabelë ku shkruhej “Dalje emergjente”– ka thënë ai.
Të gjithë janë habitur nga dalja e tij pas tre ditësh, ndërkohë roja roja bregdetare beson se kanë qenë tre faktorë që e mbajnë 20-vjeçarin në jetë.
Së pari ai ndodhej në garazh, një vend që nuk ishte prekur nga flakët.
Së dyti garazhet mbyllen hermetikisht duke penguar futjen e tymit dhe së treti ishte gjakftohtësia që tregoi gjatë gjithë këtyre orëve kur qëndronte i mbyllur në garazh.
Trageti “Euroferry Olympia” i linjës Igumenicë-Brindizi me 288 persona në bord është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së premtes, 18 shkurt, teksa lundronte në afërsi të Korfuzit.
Sipas të dhënave, në bord kishte 237 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar pa lëndime.
5 mjete lundruese të Rojës Bregdetare, tre helikopterë dhe një mjet i Rojës Bregdetare italiane kanë bërë të mundur evakuimin e të gjithë pasagjerëve.
Po ashtu dy anijet të Forcës Detare shqiptare iu bashkuan përpjekjeve për shuarjen zjarrit në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë që u përfshi nga flakët.
