Putin: Ukraina duhet të heqë dorë nga synimet e NATO-s. Marrëveshja e “Minsku-t” s’ekziston
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2022, 18:26
Putin thotë se vendimi më i mirë që mund të marrë Ukraina do të ishte heqja dorë nga ambicia e saj për t’u bashkuar me NATO-n.
Në një deklaratë për mediat, ai ka bërë thirrje Ukrainës të çarmatoset, duke thënë se: Një Ukrainë e armatosur deri në dhëmbë është kundër Rusisë dhe kjo është e papranueshme.”
Deklarata e Putin ka ardhur menjëherë pasi kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se kombe si Ukraina kishin të drejtë të kërkonin anëtarësimin në aleancë.
Në deklaratën për shtyp ai deklaroi se marrëveshja e paqes e Minskut në lidhje me Ukrainën lindore u ndërpre shumë përpara se Rusia të lëvizte për të njohur dy rajone separatiste ukrainase. Sipas tij kjo marrëveshje nuk ekziston më.
