Tensionet në Ukrainë, Biden konferencë për shtyp, priten sanksione ndaj Rusisë

Presidenti i SHBA Joe Biden pritet të dalë në një konferencë për shtyp për të folur në lidhje me situatën e krijuar në Ukrianë dhe Rusi.

Mediat e huaja bëjnë me dije se  konferenca do të mbahet  nga Shtëpia e Bardhë, ndërkohë pritet që të shpallen sanksione kundër Rusisë.

Kjo lëvizje e SHBA vjen pasi presidenti Vladimir Putin njohu pavarësinë e dy rajoneve të Ukrainës.