Amsterdam, policia rrethon dyqanin e Apple, shitësi merret peng nga një person i armatosur

Policia holandeze ka rrethuar një dyqan të Apple në qendër të Amsterdamit, ndërsa rrjeti televiziv AT5 transmetoi se bëhet fjalë për një tentativë për grabitje me peng.

Videot e postuara në faqen e rrjetit AT5 tregojnë një burrë që besohet se mbahej peng nga një person i armatosur.

Policia e Amsterdamit tha në një postim në Twitter se forcat speciale  ndodhen në zonën Leidseplein, ku ndodhet dyqani dhe se do të informojë për zhvillimet e reja në këtë rast.