Tragjike! Shpërthim në një minierë ari, 60 viktima, mes tyre gra e fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2022, 15:39
Të paktën 60 persona kanë vdekur pas një shpërthimi në një minierë ari në një fshat në jugperëndim të Burkina Fasos.
Sipas asaj që kanë raportuar mediat e huaja si pasojë e shpërthimit shumë shtëpi janë shkatërruar ndërkohë mësohet se në mesin e viktimave janë gra dhe fëmijë.
Burkina Faso është një nga prodhuesit më të mëdhenj të arit në Afrikë, me shumë miniera të drejtuara nga firma ndërkombëtare, si dhe me ato joformale pa ndonjë vendndodhje apo rregullore.
Nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë pasi edhe muajin e kaluar, të paktën 13 njerëz u vranë në një shpërthim të madh në Ganën fqinje, pasi një kamion që transportonte eksploziv në një minierë ari u përplas me një motoçikletë.

