Rrëmbyen fëmijën e tyre, arrestohet çifti shqiptar në Itali, humbën kujdestarinë e të miturin pasi e keqtrajtonin

Një çift shqiptar me banim në Norvegji është arrestuar nga policia italiane pasi kanë rrëmbyer dhe kanë marrë peng djalin e tyre në moshën 11-vjeçare.

Ata kanë rrëmbyer fëmijën e tyre pasi nuk e kishin kujdestarinë  e tij më duke qenë e keqtrajtonin.

Djali i vogël ishte marrë nga prindërit e tij dhe ishte besuar në një komunitet në Oslo, më 14 shkurt.

49-vjeçari dhe gruaja e tij 43-vjeçare morën fëmijën dhe u nisën me makinë në Padova, ku ishin fshehur nga disa bashkatdhetarë.

Mirëpo arratisja e tyre nuk ka zgjatur shumë pasi autoritetet kanë gjurmuar makinën në të cilin ndodhej fëmija dhe kanë arrestuar çiftin.

Të dy u dërguan në burg, ndërsa fëmija u dërgua në një ambient për të mitur.