Bogdani: Nëse do të ketë konflikt në Ukrainë, do të përfshijë edhe Ballkanin e Kosovën
Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, Gerti Bogdani, ish-deputet PD-së u shpreh se nëse ka një konflikt të mundshëm në Ukrainë ku konflikt do të përfshijë edhe Ballkanin Perëndimor.
Sipas tij, kjo do të përfshijë jo vetëm Ballkanin Perëndimor, por edhe Kosovën e veriun e saj, duke përmendur deklarata e Lavrov me mercenarët nga Ballkani.
Bogdani: Nëse ka një konflikt të mundshëm në Ukrainë ku konflikt do të përfshijë edhe Ballkanin Perëndimor. Kjo do të përfshijë jo vetëm Ballkanin Perëndimor, por edhe Kosovën e veriun e saj. Këtë e tha edhe Borrel. Ndërsa ministra britanike që kanë burime shumë të fuqishme.
Këtë gjë e konfirmon edhe fakti që Lavrov përmendi mercenarë nga Ballkani, që i përmendi edhe Putin, gjë e cila nuk ka kërkesë dhe justifikim për rajonin tonë. Po ashtu Lavrov dërgoi një letër për Shqipërisë për të mbajtur një qëndrim për këtë konflikt.

