Biologia Mimoza Tamizi shpjegon si trajtohet kanceri me protokolle oksigjeni

Në studion e emisionit të pasdites “Jeto me orën” në RTV ora ditën e sotme ishte e ftuar doktoreshë Mimoza Tamizi, Specialiste ne Mjekëi qelizore, biologe epigjenetiste. Për të folur më shumë për mjekësinë qelizore dhe rolin e oksigjenit në qelizë, ajo tha në studio se mjekësia qelizore është një fushë e re në mjekësi. 

“Mjekësia qelizore është një gjë e re përsa i përket mjekësisë, pasi është një gjë e zhvilluar kohët e fundit. Me teknologjinë edhe funksionimi dhe aplikimi në fushën e mjekësisë ka ndryshuar.

Për të pasur një sasi oksigjeni ne përdorim protokollin e oksigjenit, që përdoret për patologji të ndryshme”, u shpreh Tamizi. Ulja e sasisë së oksigjenit në organizmin tonë, sjellë një sërë simptomash, sipas Tamizit.

“Qeliza ka një pjesë të saj që quhet mitokondrit, ku bëhet frymëmarrja qelizore. Në këtë rast kemi të bëjmë me gjithë atë që themi ne oksigjeni në qelizë, kur kjo sasi oksigjeni ulet ne ndjejmë lodhje, stres, etj. Ajo përmendi disa nga sëmundjet, që lidhen drejtpërdrejtë me oksigjenin.

“Kemi të bëjmë me disa sëmundje që kur janë në terapinë e oksigjenit ata përmirësohen. Për shembull kemi sëmundjen e azmës, ata që vuajnë nga kolla, diabet  nëpërmjet oksigjenit ndjejnë përmirësim. Gjithashtu janë personat të cilët punojnë në miniera, apo punë të tjera të rëndë, por edhe ku janë të ekspozuar nga kushte të këqija atmosferike. Nga mungesa e oksigjenit vijnë pafund sëmundje, është i vetmi produkt natyral që ka mbi 500 të dhëna shkencore të publikuara”, u shpreh ajo.

Përsa, i përket grupmoshave më të prekura nga mungesa e oksigjenit, ajo nuk përjashtoi asnjë target grup, por u ndal në patologjitë.

“Grupmoshat janë të ndryshme, pasi kjo varet edhe gjenetikisht nga personi. Por, varet edhe nga aktivitete të tjera, siç është kequshqyerja. Ky faktor ndikon drejtpërdrejt në shfaqjen e patologjive. Ne duke mos marrë oksigjen oksidohemi”, përfundoi Tamizi.

Mjekësia biologjike qelizore studion nga afër qeliza. Dhe këto studime më pas aplikohen në shëndetin e njeriut, falë të cilës gjenden shkaqet e disa patologjive. Mjekësia e qelizave e cila  lidhet drejtpërdrejtë me terapinë qelizore njihet ndryshe me emrin transplant qelizor ose citoterapi. 

Terapia e qelizave filloi në shekullin e nëntëmbëdhjetë kur shkencëtarët eksperimentuan duke injektuar materiale shtazore në një përpjekje për të parandaluar dhe trajtuar sëmundjet. 

Megjithëse përpjekje të tilla nuk sollën asnjë përfitim pozitiv, kërkimet e mëtejshme zbuluan në mesin e shekullit të njëzetë se qelizat njerëzore mund të përdoren për të ndihmuar në parandalimin e trupit të njeriut që të refuzojë organet e transplantuara, duke çuar me kalimin e kohës në transplantim të suksesshëm të palcës së eshtrave, siç është bërë praktikë e zakonshme në trajtimin e pacientëve.