Prej datës 1 mars Italia heq karantinën për të gjithë udhëtarët, hap kufijtë dhe për turistët nga Shqipëria
Prej datës 1 mars 2022 Italia heq kufizimet e lëvizjes për udhëtarë nga vendet ekstra europiane. Vendimi i sapo firmosur i qeverisë zbardh detajet.
Qeveria italiane firmos draft ligjin për lehtësimin e masave të hyrjes në territorin italian nga vendet ekstra europiane.
Prej datës 1 mars 2022, turistë e udhëtarë nga vende ekstra europiane, në hyrjen në territorin italian, do t’u duhet të prezantojnë formularin PFL, Passenger Locator Form në format dixhitale o letër, certifikatë vaksinimi o certifikatë shëndetësore shërimi nga Covid në format letër o dixhitale.
Në mungesë të një prej certifikatave shëndetësore detyrohen të autokarantinohen për 5 ditë pranë adresës që kanë deklaruar në formularin PFL. E vetëm një tampon me rezultat negativ i kryer pas 5 ditë karantinimi do të lejoj lëvizjen e lirë të tyre në Itali.
Udhëtarët nga vendet ekstra europiane që tranzitojnë me automjetin privat në territorin italian për jo me shumë se 36 orë, janë të përjashtuar nga detyrimi i prezantimit të Green Pass, o certifikime shëndetësore.
Fëmijët nën moshë 6 vjeç janë të përjashtuar nga testimi anti Covid.

