Alarm nga sëmundjet tumorale, rritet incidenca me 16%, Shqipëria numëron 6000 raste te reja çdo vit
Në Shqipëri raportohen rreth 6000 raste të reja me sëmundje tumorale çdo vit, ndërkohë që më të shpeshta janë ato të mushkërive, lëkurës dhe të gjirit. Në kuadër të ditës botërore kundër kancerit, ministria e Shëndetësisë ka bërë publike edhe programin 10 vjeçar të menaxhimit të situatës.
Tirane-Sëmundjet tumorale mbeten një problem shqetësues në Shqipëri me rreth 6000 raste të reja çdo vit.
Në ditën botërore kundër kancerit, zëvendës ministrja e shëndetësisë Eugena Tomini tha se më të shpeshta në vendin tonë janë kanceri i mushkërive, i gjirit, lëkurës dhe prostatës.
"Në Shqipëri kemi rreth 6 mijë raste të reja me tumore që shkaktojnë mbi 16% të vdekjeve në vend. Mushkëria, gjiri, lëkura janë kanceret me incidencën më të lartë në Shqipëri," tha Tomini.
Në prezantimin e programit Kombëtar 10-vjeçar ë Kontrollit të Kancerit, Manastirliu tha se incidenca e sëmundjeve tumorale, është rritur me 16%, por rritje vihet re edhe te dhënia e shërbimt në sistemin shëndetësor.
"Nëse kemi një rritje të incidencës së tumoreve 16%, kemi një rritje me 70% të pacientëve që kanë marrë shërbim," tha Manastriliu.
Për menaxhimin e situatës në vend, Manastirliu tha se do të përfshihet për herë të parë financimin e vaksinës HPV për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës.
"Përfshirja në programet tona edhe të elementeve të tjerë të cilët synojnë reduktimin e tumoreve, sikurse është një tjetër komponent në këtë program që ne duam ta jetësojmë në
3-vjeçarin e ardhshëm. Është përfshirja e vaksinës HPV në programin tonë kombëtar," tha ministrja.
Sëmundjet tumorale mbeten shkaku i dytë më i shpeshtë i fataliteteve pas atyre nga ishemike të zemrës dhe diabetit.
