Covid-19 në Kosovë: Një i vdekur dhe 101 raste rate të reja, 3 883 raste aktive

Në 24-orëshin e fundit në Kosovë janë shënuar 101 raste me COVID-19, ndërsa një person ka vdekur për shkak të infektimit me koronavirus.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 758 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 218 mijë e 265.

Në total numri i rasteve aktive është 3 mijë e 883.

Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 195 të vaksinës kundër COVID-19.