Banesat shemben pa kompensim, ARRSH nuk sqaron se si do të veprohet me familjet që nuk legalizohen
Familjet që u refuzohet legalizimi nuk do të përfitojnë nga skema e kompensimit të plotë prej shembjes së banesave. Banorët e zonës së Laprakës kanë kërkuar sqarim nga ARRSH, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje për 700 objektet që preken nga projektet e bashkisë së Tiranës.
Banorët e Laprakës të cilët prej disa javësh janë në protestë për të kërkuar zgjidhje mbi banesat që do tu shemben këtë të hënë iu drejtuan autoritetit rrugor shqiptar.
Kërkesa e tyre e vetme ishte, si do të veprohet me 700 familjet që u shemben shtëpitë si pasojë e projekteve të bashkisë së Tiranës.
"Kemi ardhur sot në ARRSH për të marrë informacione se çfarë po ndodh realisht, çfarë pritet të ndodhë nesër. Kemi informacione se pritet të miratohet një VKM këtë javë dhe duam të dimë si do trajtohemi ne që na shembet banesa."
Përfaqësuesi i ARRSH shprehet se ende nuk është përfunduar projekti për zonën, por sqaroi se cilat familje marrin dëmshpërblim.
"Asnjë objekt nuk do të cenohet deri në momentin e përfundimit të trajtimit të çdo pronari pasurie."
Përgjigja nuk i solli asnjë të re familjarëve. Sipas tyre sërish janë në mëshirë e të braktisur.
"150 banesa të cilat janë të pajisura me leje legalizimi dhe certifikatë pronësie."
Banorët e Laprakës, Kodrës së Priftit, lagjes 5 maji dhe Paskuqani kanë tubuar disa herë duke akuzuar se po u merren shtëpitë pa u dhënë një kontratë kompensimi.
