Dortmundi i përgjigjet Bayernit, “tërmet 6 ballë” ndaj Gladbach
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2022, 19:27
Pas humbjës së rëndë në Europa League, Borussia Dortmund reagon dhe i përgjigjet rivalëve të Bayern Munchen me një fitore bindëse 6-0 ndaj Gladbach në Bundesliga. Skuadra e drejtuar nga Rose vijon të jetë pa Haaland të dëmtuar por sot nuk kishte nevojë për bomberin e saj pasi Reus ishte i jashtëzakonshëm.
Kapiteni shënoi dy herë teksa hapi serine e golave në 26’ ndërsa në 32’ ishte Malen që dyfishoi.
Pjesa e dytë ishte një tjetër shfaqje për vendasit që shënuan tre herë të tjera me Wolf në 70’, të riun Muokoko në 74’ dhe Reus në 81’. Nje gol i Emre Can ne 92 me penallti mbylli llogaritë e takimit.
Kjo fitore e rikthen në 6 pikë diferencën mes Bayernit kryesues dhe Dortmundit me luftën për titull plotësisht të hapur në Bundesliga./Ora News/.
