Gola dhe spektakël, Man. United merr një fitore dramatike ndaj Leeds (Video)

Një nga ndeshjet më rivalizuese në Premier League, Leeds-Man. United përfundon me goleadë dhe spektakël. “Djajtë e Kuq” e kanë marrë veten dhe tashmë janë plotësisht në garë për vendin e katërt teksa mposhtën 4-2 Leedsin e Marcelo Bielsas në një ndeshje të çmendur duhet thënë.

Teksa miqtë e nisën mjaft mirë ndeshjen me një gol të kapitenit Maguire në 34’ ishte Bruno Fernandes që në shtesën e pjesës së parë shënoi për të dyfishuar rezultatin.

Dukej e mbyllur sfida dhe fitorja e Ronaldos me shokë por fillimisht një kros i Rodrigo që shkon në portë për një gafë të De Geas në 53’ dhe një minutë më pas, Raphinha shënon sërish për të barazuar ndeshjen.

Një adrenaline e jashtëzakonshme por Man. United gjen forcën dhe reagon teksa Fred në 70’ përfundon një aksion shumë të bukur dhe Elanga i futur në lojë për pak minuta shënon dhe mbyll sfidën 4-2./Ora News/.