PSG për turp. Neymar tallet me penalltinë, Nantes fiton 3-1 (Video)
Duke fituar ndaj Real Madridit ndoshta në Paris ishte krijuar ideja se tashmë ndeshjet fitohen vetë dhe lehtësisht por ja që menjëherë pas atij suksesi, skuadra e Pochettinos bie me këmbë në tokë.
Në transfertën ndaj Nantes në kampionat, PSG bën një paraqitje për t’u harruar duke humbur 3-1 por ajo që bën më shumë përshtypje ishte pjesa e parë, katastrofë e vërtetë. Vendasit shënuan 3 herë me Muani 4’,Merlin 16’ dhe Blas në 45+6’.
Në të dytën PSG futet me një marsh tjetër ku menjëherë Neymar gjen golin e parë pas shumë muajsh vuajtje porn ë 59’ ka mundësinë e artë për të hapur ndeshjen.
Në një penallti të fituar në zone, braziliani e gjuan penalltinë si të luante me shokët në lagje duke shpërdoruar rastin e artë. Minutat në vijim janë sulm total nga PSG por pa shënuar dhe me Nantes që u jep një leksion të mirë yjeve të Pochettinos./Ora News/.
