Rashica i shënon por Liverpool përmbys Norwich, sa vuajtje për Chelsean (Video)

Gjashtë ndeshje të Premier League u luajtën këtë mesditë për javën e 26-të ku Liverpool frikësoi jo pak tifozët por në fund doli i buzëqeshur.

Skuadra e Klopp që vinte pas fitores me Interin arriti të përmbyste 3-1 Norwich në “Anfield Road” edhe pse vuajti jo pak. Pas një pjese të parë pa gola në të dytën ishte Milot Rashica që ndezi duelin por më pas yjet Mane, Salah dhe Luis Diaz arritën të mbyllnin ndeshjen 3-1.

Chelsea ndërkohë vuan shumë për të fituar. Në transfertën me Crystal Palace, skuadra e Tuchel i shpëtoi një barazimi pa gola në fund edhe pse luajtën dhe dominuan ndeshjen.

Edhe pse VAR i anuloi një gol në pjesën e dytë marokenit Ziyech ishte ky i fundit që pak minuta nga vërshëllima e arbitrit shënoi duke nderuar Tuchel me fitoren 1-0. Chelsea me këtë fitore mbetet në vend të tretë teksa gara për një vend në Champions është bërë e egër.

Në sfidat e tjera, West Ham gaboi në derbin me Watford që fitoi 1-0 në transfertë teksa Arsenali mori një fitore të rëndësishme 2-1 në “Emirates” ndaj Brentford./Ora News/.