Video/ Myrto Uzuni protagonist por Villarreal mposht Granadan

Në La Liga tashmë është realitet që kur ka ardhur pak javë më parë. Myrto Uzuni sot ishte sërish protagonist te Granada si për mirë edhe për keq por lojtari shqiptar dha gjithçka dhe ishte mes më të vlerësuarve të ndeshjes ndaj Villarrealit në shtëpi.

Uzuni u fut në minutën e 13’ pasi një lojtar i Granadas u dëmtua dhe nuk e nisi mirë pasi shkaktoi një penallti për një ndërhyrje me kohë vonesë. Fillimisht ai mori të kuq por më pas me VAR u korrigjua në të verdhë. Miqtë kaluan në avantazh e më pas dyfishuan 4 minuta më vonë me Danjuma teksa pjesa e dytë ishte shumë e mirë për Granadan dhe Uzunin.

Pikërisht Uzuni ishte motori i aksioneve dhe teksa ndeshja u hap 1-2 nga Milla në 61’, 4 minuta më pas lojtari shqiptar kishte mundësinë më të mirë për të barazuar i vetëm me portierin por preferoi të pasonte duke çuar dëm rastin e madh.

Gjithsesi Villarreal arriti të shënonte sërish dhe të mbyllte ndeshjen 4-1./Ora News/.