Broja e bën pushim me golin por Southampton fiton sërish (Video)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2022, 17:55
Armando Broja edhe kur nuk shënon është protagonist. Në ndeshjen sot ndaj ish trajnerit të tij që e debutoi me Chelsean, Frank Lampard tashmë kundërshtar, sulmuesi kuqezi luajti për 85 minuta dhe sigurisht që bëri më të mirën.
Që në minutën e gjashtë, bomber kuqezi kishte një rast të artë ku nga krahët pasi shmangu mbrojtësin goditi por topi u devijua edhe pse mund të kishte pasuar.
Gjithsesi, 20-vjeçari shqiptar vrapo gjatë gjithë kohës dhe në pjesën e dytë në 63’ kishte një tjetër rast të artë që nuk e shfrytëzoi.
Ndërkohë që skuadra udhëhiqte 1-0 në minutën e 85’ trajneri e largoi pas shumë energjive të shpenzuara e më pas Southampton shënoi edhe golin e dytë 2-0 duke marrë një sukses tepër të rëndësishëm në Premier League../Ora News/.
