Rikthehet Barça e frikshme, fitore spektakolare 4-1 me Valencian. Shihni golat

Barcelona harron barazimin në derbi me Espanyol duke shkëlqyer në transfertën me Valencian.

Ndoshta ai barazim në sekondat e fundit ndaj rivalëve të tyre në derbi ka karikuar dhe më shumë skuadrën e Xavi Hernandez që tashmë po shfaqet I frikshëm në sulm. 4-1 ishte fitorja për miqtë të cilët dominuan rivalët në “Mestalla” me një futboll siç jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë.

Praktikisht Barcelona fitoi ndeshjen që në fraksionin e parë ku me një dygolësh të Aubameyang dhe golin tjetër të Frenkie De Jong e çuan në 3-0 rezultatin.

Soler në 52’ shënoi golin e nderit për Valencian ndërsa talenti Pedri vulosi edhe fitoren 4-1 me golin e realizuar në 63’.

Një fitore bindëse, me lojë dhe rezultat që e konsolidon Barcelonën në vendin e katërt por Atletico është ende aty./Ora News/.