Video/ Bayern Munchen largon frikën, fitore me përmbysje ndaj Greuther

Pas humbjes së papritur në kampionat javën e kaluar dhe barazimit me Salzburg në Champions, Bayern Munchen reagon edhe pse me vuajtje fiton në Bundesliga.

Në “Allianz Arena” kishte disi presion për një fitore me çdo kusht ndaj Greuther, një rival i lehtë gjithsesi që nuk ja bëri dhe aq të lehtë takimin.

Në pjesën e parë ishte një ndeshje e fortë dhe miqtë dhanë një goditje kur shënuan në 42’ me Hrgotan.

Pjesa e dytë foli totalisht për bavarezët që menjëherë me Lewandowskin arritën të barazonin në 46’ dhe gjithçka u bë e lehtë më pas.

Në 61’ një autogol i Griesbeck kaloi vendasit në avantazh ndërsa sërish Lewandowski e më pas Chupo Moting i vunë kapakun fitores me rezultatin 4-1. Bavarezët gjejnë qetësinë e humbur dhe ruajnë kryesimin duke pritur të qetë ndeshjet e rivalëve./Ora News/.