Shuhet efekti Vlahoviç, Juve ngec në derbin me Torinon (Video)

Juventusi bën një tjetër hap fals pas barazimit me Atalantën. Bardhezinjtë sonte u përballën në derbin me rivalët e përjetshëm të Torinos të cilët arritën t’u bënin ballë mjaft mirë blerjeve të reja të Juventusit.

1-1 ishte rezultati final ku jo vetëm një rezultat zhgënjyes por Allegri mori edhe disa goditje të tjera pasi Dybala e Rugani pësuan probleme fizike dhe mund të mungojnë javët e ardhshme.

Gjithsesi ishte De Ligt që kaloi në avantazh vendasit në minutën e 13’ dhe në fakt ishte një pjesë e parë shumë e mirë për Zonjën e Vjetër.

Në të dytën, Torino bëhet më agresive dhe e vë në vështirësi Juven teksa në 62’ kapiteni Belotti rikthehet te goli madje me një gol fantastik vendos barazpeshën 1-1 që është dhe rezultati final i derbit. Një pike për Juven që ngadalëson sërish vrapin drejt Championsit./Ora News/.