Çfarë spektakli dhe drame. Man. City-Tottenham 2-3. Hapet gara për titull (Video)

Antonio Conte e paralajmëroi ekipin e tij se do të jetë një betejë e madhe në “Etihad” dhe në fund arritën të merrnin një barazim ndaj Man. City duke i shkaktuar humbjen e parë Guardiolës pas 4 muajsh ose më saktë pas 15 ndeshjes në Premier League.

Tottenham që vinte pas tri humbjeve radhazi bënë një ndeshje të madhe ku që në minutën e katërt, Kulusevski shënoi golin e parë të ndeshjes dhe të avantazhit për Spursat. Man. City vihet në vështirësi duke u hedhur para e nga ana tjetër linte dhe hapësira të rrezikshme për kundërsulm telsa në 33’ Gundogan vendosi barazpeshën në fraksionin e parë të lojës.

Teksa pjesa e dytë nisi sërish me dominimin në lojë të vendasve në një kundërsulm të shpejtë Harry Kane ndëshkon atë që mund të kishte qenë ekipi i tij këtë sezon duke kaluar miqtë në avantazh.

Edhe disa minuta më vonë Kane shënon sërish në një kundërsulm por VAR i heq golin për pozicion të parregullt.

Minutat në vijim janë dramatike pasi në shtesë pas presionit të madh nga vendasit VAR jep një penallti për prekje të topit me dorë ku Mahrez nuk e gabon. Kur mendohej se ndeshja po mbyllej 2-2 në një sulm perfekt nga krahët vjen ai bomber Harry Kane që shënon me kokë duke tronditur Guardiolën. 3-2 dhe një fitore e merituar për Tottenham që rikthehet në garë për Champions por edhe Liverpool rikthehet në garën për titull./Ora News/.