Lazio humbet duelin e parë me Porton. Fiton Sevilla, ndalet Leipzig (Video)
Mbrëmja e Europa League dha emocione të mëdha dhe shumë gola. Në Oporto, vendasit pritën në një duel shumë interesant Lazion që luante me Strakoshën titullar por gjërat nuk shkuan mirë për bardhekaltërit.
Edhe pse kaluan të parët në avantazh me Zaccagni në 21’, Porto barazoi menjëherë në 37’ me Martinez dhe po ky i fundit përmbysi rezultatin në pjesën e dytë me golin e realizuar në 49’. 2-1 për Porton por kualifikimi mbetet shumë i hapur për Lazion e Strakoshës dh Hysajt.
Në sfidat e tjera, krahas Atalantës që me Gjimshitin goleador fitoi 2-1 me Olympiacos, ishte Sevilla që dominoi 3-1 Dinamon e Zagrebit duke bërë një hap përpara drejt 1/8 e Europa League. Ishte mbrëmja më e bukur edhe për Martial qe shënoi golin e parë me këtë fanellë teksa Ocampos dhe Rakitiç shënuan golat e tjerë që zhvlerësuan atë të Orsiç për kroatët.
Zhgënjeu ndërkohë Leipzig që barazoi 2-2 në takimin e parë ndaj Sociedad./Ora News/.
