Filmi “Pa vend”, regjisori Karahoda: U bazova në histori të vërtetë, në "luftën" për të mbajtur gjallë pingpongun

Në emisionin e pasdites “Jeto me orën” në RTV Ora ditën e sotme ishte i ftuar regjisori i njohur kosovar, Samir Karahoda. Regjisori ndau në studio suksesin, rrugëtimin dhe ecurinë deri më tani të filmit “Pa vend” një filmin nën regjin e Karahodos, i cili triumfoi duke rrëmbyer çmimin e parë si filmi më i mirë me metrazh të shkurtër në edicionin e vitit 2022 të Festivalit të Filmit ‘Sundance’. 

Ai nisi bisedën në studio duke rrëfyer për çmimin e parë të marrë në një ndër festivalet më me emër të kinematografisë siç është ai i “Sundance”.

“Ka qenë një lajm i madh për kinematografinë tonë, pasi filluam vitin 2022 me çmimin më të madh në “Festivalin Film Sundance”, më pas është edhe çmimi kryesor që morëm në Toronto. Në fakt ky film u prit shumë mirë edhe kemi marrë disa çmime deri më tani”, u shpreh Karahoda. 

Më tej, ai tregoi subjektin, tematikën kryesore që trajton ky film. 

“Ky tregim është bazuar në rrëfimin e personazheve Ermeganit dhe Jetonit, ku me historinë e emigrimit të këtij të fundit jam njohur jam njohur në vitin 2004. Është pikërisht koha kur Jetoni kthehet nga Gjermania dhe rrëfen eksperiencën e tij në emigrim dhe vendit sesi ndodhet tashmë në vendin tonë. 

Prej 2005, jam ballafaquar me këtë problem, gjatë gjithë kohës para se të shkonte në punë apo pas pune i është dashur t’a marr tavolinën për të luajtur nga një vend tek tjetri" tha më tej Karahoda.

Sipas Karahodës, ideja për këtë film lindi përpara dy viteve, ku një indicia ishte edhe djali i tij.

“Ideja për këtë film ka ardhur jo më shumë sesa dy vite më parë. Unë si prind, pasi djali im ushtron sportin e tenisit në Kosovë, u influencova më shumë për këtë film. Duke qenë se fëmijët tanë kanë dëshirë dhe pasioni për të ecur përpara, por është vendi ai që nuk u’a mundëson këtë gjë. Nuk besoj se shteti, qeveria jonë nuk ka aq kapacitet për një fushë sportive, por është keqmenaxhimi i tyre në këtë drejtim, mos investimi, etj”, tha më tej ai.

Për të finalizuar këtë projekt aji u shpreh se u është dashur vetëm 7 muaj. Ku theksoi se është parë dhe pritur shumë mirë edhe nga kryeministri i Kosovës. “Për finalizimin e këtij filmi na është dashur 7-muaj, dhe u prit shumë mirë nga publiku, njerëzit. Këtë film e ka parë edhe kryeministri, e shumë të tjerë”, tha Karahoda. Së fundëmi, ai u ndal tek titulli i filmit.

“Titulli ka qenë një ndër sfidat që kemi hasur më shumë në këtë film, pasi na është dashur një muaj për t’a vendosur. “Pa vend” erdhi kështu pasi duke pasur parasysh sesi funksionojnë gjërat tek ne, sikur askush nuk ka një vend të caktuar, e dikë që të kujdeset për të le të themi, pra diçka që nuk ka një vend të caktuar”, përfundoi ai. 

Kujtojmë që, filmi “Pa vend” u xhirua në një kohë shumë të vështirë gjatë periudhës së pandemisë. Filmi trajton  paralelisht disa tema që prekin njerëzit në jetën e përditshme si shoqëria, mungesa e shpresës për të ardhmen, jeta e mërzitshme etj dilema që shpesh herë indicia e vënë përball situata emocionale shumë të vështira.