"Hamami i grave" në Korçë, shfaqja që sfidon tabu dhe zbulon realitetin e femrave
Skena kthehet në një hamam ku lejohen vetëm gratë.
Vepra nga britanikja Nell Dunn me regji të Kiço Londos po shfaqet në Teatrin Andon Zako Çajupi, në Korçë.
Flasin për jetën, dashuritë, tradhtitë e deri në gjërat intime.
"Ka ardhur momenti që të flasim për atë çka ndjejnë femrat. Nëse e shohim në sipërfaqe duket sikur ajo që ndodh është skandaloze, fjalori është skandaloz. Në fakt ëhstë shumë normale, secila nga femrat që e ka parë shfaqjen, besoj se ka gjetur veten te një nga femrat që ishte në hamam."
Ndërsa rrobat hiqen, protagonistet zbulojnë vetveten. Mesazhet që përcillen u drejtohen burrave.
"Mendoj se shfaqja është një sfidën jo vetëm nga ana e interpretimit, por edhe për të thyer disa tabu që ndeshen rëndom në shoqërinë shqiptare."
"Mesazhi i shfaqjes është padyshim shpresa, të qenurit bashkë."
Shfaqja thyen tabu dhe sfidon realitetin.
Pas Korçës, Hamami i Grave i Teatrit Shëtitës pritet të transferohet edhe në qytete të tjera.